Alisson ka zbuluar se ka pranuar një mesazh nga Mohamed Salah që i kërkonte atij të finalizoj menjëherë transferimin te Liverpooli.
Këtë mbrëmje (e enjte) është konfirmuar se Liverpooli ka nënshkruar me Alissonin nga AS Roma një marrëveshje prej 72.5 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Alisson luajti me Salahn për një sezon te Roma, por dyshja duket se kanë krijuar një raport të mira dhe portieri ka zbuluar se ylli egjiptian i ka thënë atij të ndjek hapat e njëjtë që ai mori një vit më parë.
“Ne nuk kishim aq kontakt me të kur ai u largua nga Roma. Ne u takuam sërish në fushë kur luajtëm kundër njëri-tjetrit [në Ligë të Kampionëve gjatë muajit prill]”, ka thënë Alisson për faqen zyrtare të klubit.
“Dje, ai më dërgoi mua një mesazh duke më thënë: ‘Hej, çfarë jeni duke pritur?’. Pasi negociatat ishin në fazë të avancuar, unë iu përgjigja atij menjëherë duke i thënë: ‘Qetësohuni, jam rrugës!”

“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të luaj së bashku me të sërish. Po ashtu, ai është një lojtar i mrekullueshëm, ai ka një karakter të madh dhe është një person i madh – gjë që është më e rëndësishmja”
“Të qenurit me këta njerëz dhe lojtarë ditë pas dite është fantastike për mua”
Alisson ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me klubin në Anfield./arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj