
Alisson Becker of Liverpool during the Premier League match at Anfield Stadium, Liverpool. Picture date: 9th February 2019. Picture credit should read: James Wilson/Sportimage via PA Images
Portieri i Liverpool, Alisson Becker ka thënë se dëshirojnë të fitojnë çdo trofe të mundshëm.
Sezonin e kaluar skuadra e Jurgen Klopp fitoi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Tottenham me rezultat 2 – 1, ndërsa më vonë fituan Superkupën e UEFA-së dhe Kupën e Botës për klube.
Kurse këtë sezon janë shumë afër për të fituar Premierë Ligën, trofe të cilin nuk e kanë fituar në 30 vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Por, Alisson ka thënë se nuk do të kënaqen vetëm me titullin e Premierë Ligës dhe do synojnë çdo trofe të mundshëm.

“Duam të fitojmë titullin dhe për të arritur duhet të fitojmë çdo trofe. Jemi duke shikuar qëllimin kryesor dhe atë që është mbrapa tij”.
“Duhet të fokusohemi në kualitet. Kemi lojtarë të mrekullueshëm, një shkon tjetri vjen. Adrian për shembull, kur isha i lënduar, erdhi dhe ia doli shumë mirë”.
“Jemi duke e shijuar këtë kohë sepse është mirë të jesh lider. Punojmë për këtë gjë, të jemi në maje”, theksoi ai për Premier League Productions.
Liverpool në 1/16 e Ligës së Kampionëve do këtë punë mjaftë të vështirë kundër Atletico Madridit./arbresh.info.
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes