Transferimi i Alisson te Liverpooli është i pashmangshëm.
Portieri i AS Romas ka kaluar me sukses testin mjekësor te skuadra nga Premierë Liga në Anfield, transmeton portali arbresh.info.
Uebfaqja e Gianluca Di Marzios raporton që Alisson ka kaluar me sukses testin mjekësor mëngjesin e sotëm (e enjte) dhe është në proces për të vendosur lapsin në letër me agjentin e tij Stefano Castagna.
Gazetari i ‘Sky Sports’ pretendon se “Redsat” do të paguajnë një tarifë rekorde prej 75 milionë euro për bartësin me fanellën numër 1.
Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...