Reprezentuesi kilian Alexis Sanchez thuhet se është duke kërkuar largimin në merkaton e ardhshme dimërore nga Manchester United pas dështimit për tu vendosur në klub qysh pas kalimit nga Arsenali këtë vit.
Sanchez ishte një super përforcim në Premierë Ligë gjatë merkatos së kaluar dimërore pasi iu bashkua “Djajve të Kuq” duke u shkëmbyer me mesfushorin armen Henrikh Mkhitaryan që kaloi në anën tjetër te klubi në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe : Jose Mourinho shpjegon pse Alexis Sanchez është në formë kaq të dobët
Megjithatë, ai që nga atëherë ka dështuar për tu përshtatur te skuadra në Old Trafford dhe kjo ka pasur ndikim edhe në paraqitjet e tij për shkak se lojtari ka realizuar vetëm katër gola brenda 26 paraqitjeve për klubin në të gjitha kompeticionet.
Bazuar në një raport nga ‘The Mirror’, Alexis Sanchez është duke u supozuar se dëshiron të finalizojë transferimin në Paris Saint Germain, i cili është njëri nga liderët në garën për të siguruar nënshkrimin e tij.
Thuhet gjithashtu që kampioni francez do të ishte i përgatitur për t’i ofruar pagën e njëjtë prej 500 mijë funtave, gjë që ka qenë një pengesë mjaftë e madhe për shumë klube të tjera admiruese të lojtarit.
Alexis Sanchez mungoi në takimin në mes javë në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Juventusit si pasojë e një lëndimi në ijë dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe për ndeshjen e skuadrës së tij në ligë këtë vikend kundër Evertonit./arbresh.info/
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...