Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, u ka thënë tifozëve se ekipi i tij do të bëjnë më mirë pasi u turpëruan nga Brighton sot (e shtunë).
Liverpooli pësoi humbje me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Amex Stadium, duke prishur serinë prej katër fitoreve radhazi.
Rezultati e lë skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e nëntë në tabelë dhe Alexander-Arnold ka bërë një premtim për tifozët pasi ka parë që sezoni i ekipit të tij të marrë një tjetër kthesë për keq, shkruan telegrafi.
“Kjo nuk është mjaftueshëm e mirë. Ne duhet të bëjmë më mirë dhe do ta bëjmë”, shkroi Alexander-Arnold në profilin e tij në Twitter.
Dështimi i fundit i Liverpoolit do të thotë se skuadra e Kloppit ka një mal për t’u ngjitur nëse dëshiron të përfundojë në top katërshe këtë sezon.
Klopp tha pas humbjes se ishte ndeshja më e keqe në karrierën e tij si menaxher, ndërsa kapiteni Jordan Henderson pranoi se skuadra është në një “pikë vërtetë të ulët” pasi pësoi humbjen e tyre të gjashtë në sezonin 2022/23.
This isn’t good enough. We need to do better, and we will. pic.twitter.com/zQIX1rzIqu
— Trent Alexander-Arnold (@TrentAA) January 14, 2023
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...