
Liverpool's Trent Alexander-Arnold during the Premier League match at Anfield, Liverpool.
Mbrojtësi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold insiston që nuk janë të fokusuar vetëm për të fituar Premierë Ligën.
“Reds” këtë sezon kanë fituar 19 ndeshje nga 20 të mundshme në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Por, anglezi ka thënë se do të mundohen të fitojnë edhe Ligën e Kampionëve, edhe pse do jetë ndeshje e vështirë ndaj Atleticos.
“Me këtë pozicion që jemi në Premierë Ligë, nëse mundemi të bëjmë përsëri çfarë bëmë në sezonin vjeshtor do arrijmë të fitojmë”
“Do mundohemi të fitojmë Ligën e Kampionëve gjithashtu, por kemi short të vështirë. Atletico Madrid është vështirë për tu mposhtur, skuadër e pasionuar me trajner të pasionuar. Do jetë interesantë të shohim cila nga dy trajnerët do jetë më i pasionuar”

“E shijuam Ligën e Kampionëve vitin e kaluar sepse ishte mjaftë vështirë. Çdo ndeshje ishte e vështirë dhe grupi ishte i vështirë”
“Këtë vit kemi pasur grup të vështirë dhe në fazën tjetër kemi kundërshtarë të fortë, por është si të jemi të testuar si skuadër. Do të mundohemi të fitojmë më shumë trofe në vitin 2020”
Liverpool është lider në kampionatin anglez, 13 pikë më shumë se pozita e dytë që i takon Leicester Cityt./arbresh.info.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...