Alexis Sanchez nuk do të luaj ndonjë ndeshje më për Manchester United në vitin 2018 pas rikthimit në vendlindjen e tij në Kili si pasojë e lëndimit.
Sulmuesi ka pasur një kohë të tmerrshme në Old Trafford qysh pas transferimit nga Arsenali në fillim të muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
Sanchez ishte njëri nga sulmuesit më të mirë në Premierë Ligë gjatë kohës së tij te “Topçinjtë” para se të kalonte në Manchester United.
Jose Mourinho fitoi garën ndaj Manchester Cityt dhe Pep Guardiolas për shërbimet e tij. Por, lojtari nuk do të jetë më në dispozicion për “Djajtë e Kuq” si pasojë e një tërheqje muskulore.
Mourinho kishte konfirmuar në mesjavë se lojtari ka një “problem me muskuj” dhe se do të rikthehet pas një jave ose 10 ditëve, por tani mësohet se atij i është dhënë leje për rikthim në Kili për të vazhduar rikuperimin./arbresh.info/
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...
Murseli rrëfen marrëdhënien me Liridonën: Ajo ishte një bash...
Gjykata rrëzon kërkesat për rikonstruktim dhe autografi në r...
Pacolli: Kosova është misioni im i përjetshëm