Alex Ferguson vizitoi PSG-në para ndeshjes kthyese ndaj Cityt

15:12 | 4 Maj 2021

Ish trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka vizituar hotelin ku qëndruan yjet e PSG-së para ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Ligës të Kampionëve.

Klubi francez do këtë mjaftë problem në “Etihad”, duke marrë parasysh se në ndeshjen e parë humbën me rezultat 1 – 2.

Para ndeshjes, Ferguson është parë se bashku me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi,

Sipas Manchester Evening, 79-vjeçari ka qenë në hotel për 1 orë e 20 minuta, por nuk dihet arsyeja ose se çfarë u diskutua.

Përballja mes Cityt dhe PSG-së zhvillohet në “Etihad” me fillim nga ora 21:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara