Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, i është nënshtruar një operacioni në këmbën e tij të djathtë, operim i cili u krye sot (e premte) në Rumani.
Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia ‘KT Management’, të cilët njoftuan se operimi ka shkuar në rregull.
“Albioni sapo përfundoi ndërhyrjen në këmbën e djathtë duke hequr pllakën dhe vidat që ishin në këmbën e tij nga operacioni në vitin 2023. Ai do të jetë jashtë për një periudhë prej 7-10 ditësh”.
“Ai do të jetë gati për sezonin e ri më i fortë se kurrë. Një falënderim i madh për Dr. Georgianu Vlad dhe të gjithë stafin e spitalit Monza në Bukuresht për gjithçka që kishin bërë që kjo ndërhyrje të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhej në njoftimin e tyre.
Kujtojmë se Rrahmani ishte njeriu kryesor i Kosovës në miqësoret e këtij muaji, duke shënuar pesë gola në ndeshjet kundër Armenisë dhe Komoreve./Telegrafi/
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...