Mbrëmë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje ndaj asaj të Greqisë, në kuadër të Nations League.
“Dardanët” shënuan humbje me rezultat minimal, 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tashmë renditët në pozitën e dytë në grupin dy të Ligës C.
Pas kësaj humbje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ia dedikoj Kombëtares një postim në profilin w tij zyrtar në Instagram.
Kurti ka shkruar se futbollit është një lojë që na dhuron emocion, ndërsa Kosova i dhuron tifozëve të saj emocione gjatë gjithë ndeshjes, përcjell arbresh.info.
View this post on Instagram
“Futbolli është edhe emocion. Ekipi ynë këtë na e jep në çdo lojë për 90 minuta, si në fitore, po ashtu edhe në humbje e në barazim”.
“Shikojmë përpara drejt ndeshjes së radhës, me motiv të njëjtë, edhe më të fortë se sot”, ka shkruar Kurti në orët e vona të mbrëmjes në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë përsëri në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku presin Irlandën e Veriut. / arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër