Bayern Munichu mund të jetë pa shërbimet e David Alabas kundër Real Madridit për shkak se mbrojtësi ka pësuar një lëndim në muskujt e këmbës.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka qenë në stërvitje dhe është stërvitur në formë normale për disa ditë deri mëngjesin e sotëm (e martë) që ishte seanca e fundit para ndeshjes ndaj ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të dhimbjeve, ai nuk arriti të stërvitet në fushë dhe në vend të kësaj punoi brenda me dyer të mbyllura në mënyrë për të arritur që të jetë i gatshëm për takimin e mbrëmjes së mërkurës.
Edhe pse nuk është plotësisht jashtë fushës, gjasat janë të vogla që të rikthehet në kohë.
Së bashku me Alaban, Manuel Neuer, Arturo Vidal dhe Kingsley Coman janë gjithashtu në mungesë për shkak të lëndimeve.
Real Madridi do të stërvitet në Allianz Arena këtë mbrëmje./arbresh.info/
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...