Barcelona ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen me Al-Sadd për të sjellë Xavin në “Camp Nou”.
Një numër i takimeve janë zhvilluar sot (e enjte), por asnjë zgjidhje ende nuk është gjetur.
Qëndrimi i Al Sadd është që Barcelona të paguajë klauzolën e lirimit të Xavit për ta lejuar të rikthehet te katalunasit, që do kushtojë 5 milionë euro.
Takimi përfundimtar thuhet se do zhvillohet nesër dhe në rast që arrihet marrëveshja, nënkupton se Xavi do rikthehet në Barcelonë të shtunën.
Klubi katalunas planifikonte që Xavi të ishtë në krye për ndeshjen e radhës ndaj Celta Vigos, por gjërat mund të ndryshojnë.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?