Al-Nassr i Cristiano Ronaldos është mposhtur nga Al-Ittihad i Benzemas dhe Mario Mitajt, në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në King Cup.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Karim Benzema, i cili shënoi në minutën e 15-të.
Golin e barazimit, Al-Nassr e gjeti përmes Angelos në minutën e 30-të.
Mirëpo, Al-ittihad e riktheu epërsinë në minutën e 47-të të pjesës së parë, përmes Houssem Aouar, i cili u asistua nga Mario Mitaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare.
Nga minuta e 49-të, Ittihadi luajti me një lojtar më pak, pasi Julaydan u ndëshkua me të kuq.
Deri në fund më nuk pati gola, dhe mysafirët dolën me fitore nga stadiumi i Al-Nassr.
Vazhdon “makthi” i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, ku assesi nuk po mund ta gjej rrugën drejt titullit të parë./Arbresh.info
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...