AL Jazira sonte do ta zhvillojnë një nga ndeshjet më të mëdha në histori të tyre.
Gjiganti nga Abu Dhabi do të përballen me kampionin e dhjetëfishtë të Evropës, Real Madridin, në kuadër të kupës së Botës për Klube.

Trajneri i AL Jazirës, Hen ten Cate, është tallur me mënyrën e lojës së trajnerit portugez të Manchester United, Jose Mourinho, se portugezi ‘parkon autobusin’.
“Ne duhet të parkojmë tre autobusa”, u tall ai.
“Ndoshta Mourinho mund të vijë dhe të vendosë edhe dy autobusa para portës”.
Ai po ashtu ka shtuar se lojtartët e tij janë të super motivuar dhe se janë të mahnitur se do të përballen me lojtarin më të mirë në botë. /arbresh.info/
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...