Akuza për kurdisje në Kampionatin shqiptar.
Dy ditë përpara supersfidës, drejtues të lartë të klubit të Kukësit kanë tentuar të korruptojnë disa lojtarë të Partizanit, në mënyrë që këta të fundit ta linin ndeshjen që të fitonte Kukësi.
“TemA TV” shkruan sot se ekziston një regjistrim, ku një sekser i ambientit te futbollit vendas pranë Federateës, menaxher i Kukesit dhe i porositur nga krerë te larte te klubit te Kukesit, ka bërë të pamundurën për të korruptuar lojtarët e Partizanit për të toleruar në sfidën përballë tyre.Ekspertë të sigurisë dhe juristë të klubit Partizani po konsiderojnë hapat e mëtejshëm që duhen ndjekur. Akoma e paqartë se cilat mund të jenë pasojat e veprimit të njerezve pranë kryesisë së klubit të Kukësit.
Në një investigim është siguruar një frazë nga audioregjistrimi, ku ndermjëtesi sekser i ngarkuar nga kreret me te larte te klubit verilindor mësohet tu ketë thënë lojtarve këtë frazë: “Toleroni dhe më thoni sa doni”, i është drejtuar sekseri.
“TemA TV” është duke investiguar për të siguruar të plotë materialin e këtij regjistrimi, i cili do t’i serviret për transparencë publikut.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...