Juventusi fitoi 2-1 ndaj Venezia
të dielën në ndeshjen e parë të ditës në Serie A, derisa në të fundit Roma barazoi pa gola 0-0 me Bolognën.
Ky barazim i Romës bën që Zonja e Vjetër edhe matematikisht ta siguroj plasmanin për Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, te Juventusi është aktivizuar edhe klauzola e blerjes përfundimtare të sulmuesit italian Federico Chiesa.
Në fakt sulmuesi italian ishte bashkuar në verën e vitit 2020 me torinezët, por ishte si huazim dy vjeçar me Zonjën e Vjetër që kishte obligimin e blerjes së tij nëse merr pjesë në dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve.
Pasi edhe matematikisht kanë siguruar plasmanin në ‘Champions’ për edicionin e ardhshëm, Juventus i paguan Fiorentinës 40 milionë euro për italianin që ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2025.
Chiesa kësisoj bëhet lojtari i 10-të më i shtrenjtë në histori të Juventusit, duke mbetur prapa emrave si Joao Cancelo, Paulo Dybala, Pavel Nedved, Gianluiggi Buffon, Arthur, Dusan Vlahovic, Matthijs de Ligt, Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo./Telegrafi/
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C