Ultrasit e Atletit kanë vazhduar ‘të thumbojnë’ Vinicius Jr përpara derbit të Madridit të mbrëmjes së sotme.
Real Madridi pret në ‘Santiago Bernabeu’ Atletico Madridin, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit.
Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet ‘Madridi e urren Realin’ dhe në mënyrë të pashpjegueshme kanë varur një kukull të veshur me një fanellë të Vinicius Jr.
E lidhur më këtë kanë reaguar vetë klubi i Atleticos, duke dënuar ashpër një akt të tillë, si dhe La Liga.
Së fundmi në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Real Madridi.
Drejtuesit e klubit mbretëror kanë falënderuar për mbështetjen pas këtij akti dhe kanë shprehur denim të ashpër për ngjarjen e tillë.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plot të tyre.
“Deklarata Zyrtare
Real Madrid CF dëshiron të falënderojë mbështetjen dhe shprehjet e dashurisë të marra pas aktit fatkeq dhe të neveritshëm të racizmit, ksenofobisë dhe urrejtjes kundër lojtarit tonë Vinicius.
Ne shprehim dënimin tonë më të ashpër për ngjarjet që cenojnë të drejtat themelore dhe dinjitetin e njerëzve dhe që nuk kanë të bëjnë fare me vlerat që përfaqësojnë futbolli dhe sporti.
Këto sulme si ato që pëson tani lojtari ynë, apo ato që mund të pësojë çdo sportist, nuk mund të kenë vend në një shoqëri si e jona.
Real Madrid ka besim se të gjitha përgjegjësitë e atyre që kanë marrë pjesë në një akt kaq të neveritshëm do të pastrohen”.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Vinicus Jr është cak i tifozëve rivalëve të qytetit.
Ai në ndeshjen e parë të këtij sezoni në ‘Civitas Metropolitano’ u fye në mënyrë racore duke e quajtur ‘majmun’.
Kurse tifozët e Realit, në minutën e 20-të do të duartrokasin për Vinin si shenjë mbështetje ndaj tij.
Ndeshja e sotme mes Real Madridit dhe Atleticos zhvillohet nga ora 21:00.

Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...