Ylli i Fiorentinas dhe Italisë, Federico Chiesa thuhet se nuk është lënduar nga aksidenti me veturë me një person në skuter.
Bazuar në agjencitë e lajmeve ANSA dhe Il Massaggero, incidenti ndodhi në Florence pasditen e sotme (e premte) mes Piazza Puccinit dhe Via Baraccas, transmeton portali arbresh.info.
Anësori ishte vozitur një veturë Mini Cooper kur u përplas me një skuter duke e rrëzuar në tokë vozitësin e tij.
Chiesa thuhet se nuk ka pësuar lëndime trupore, por personi që ka qenë në skuter është dërguar në spital.
Lojtari do të marrë pjesë në ndeshjen e skuadrës së tij në vikend kundër Torinos për shkak se ishte larguar nga detyra me skuadrën e tij kombëtare me një problem muskulor dhe ende nuk është stërvitur me bashkëlojtarët e tij./arbresh.info/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...