Ajaxi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta shitur anësorin Hakim Ziyech në Chelsea, në fund të këtij sezoni.
Skuadra e Frank Lampard do t’i paguajë 40 milionë euro për përfaqësuesin e Marokut, i lindur në Holandë.
Kjo shumë do të rritet në 44 milionë euro varësisht prej arritjes së bonuseve nga lojtari.
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar edhe nga Chelsea.
Por 26-vjeçari ende nuk ka arritur marrëveshje me të kaltrit për kushtet personale, por do të ketë mjaft kohë për ta bërë një gjë të tillë deri në fund të sezonit.
“Ajaxi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.
“Lojtari do t’i bashkohet klubit nga Premierliga më 1 korrik 2020 dhe do ta mbarojë sezonin në Amsterdam”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Express/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...