Ajax ka mposhtur Den Haag me rezultat të thellë 6 – 1, në kuadër të javës së 18-të në kampionatin holandez.
Rezultatin në “Johan Cruijff Arena” e zhbllokoi Ziyech në minutën e 15-të, pas shtatë minutave Van de Beek dyfishoi rezultatin ndërsa në minutën e 37-të Ekkelenkamp shënoi golin e tretë për vendasit kurse pas dy minutave Gravenberch shënoi golin e katër, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Edhe në pjesën e dytë, Ajax ishin shumë më të mirë dhe në minutën e 48-të Tadic gjeti rrugën drejt golit ndërsa Teaore shënoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 63-të.
Gjithçka që arritën të bëjnë mysafirët ishte goli i nderit në minutën e (90+2) përmes Gossens nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore, Ajax mbetet lider me 44 pikë ndërsa Den Haag renditët në vendin e 17-të me 13 pikë./arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit