Ousmane Dembele fitoi mbrëmë ‘Topin e Artë’ për herë të parë, duke u shpallur lojtari më i mirë në planet.
Ai fitoi garën me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, shkruan Arbresh.info.
Pas ceremonisë babai i Lamine Yamal, reagoi ashpër duke thënë se djali i tij është larg më i mirë dhe nuk ka konkurrencë.
“Duhet të themi që diçka shumë e çuditshme ndodhi këtu”, ka thënë babai i Lamine Yamalit, Mounir, për “El Chiringuito”.
“Mendoj se kjo është më e madhja, jo grabitje, nuk do ta them këtë, por dëmi më i madh moral ndaj një qenieje njerëzore. Sepse besoj se Lamine është bindshëm lojtari më i mirë në botë, me një diferencë të madhe. Jo pse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Nuk mendoj se ai ka rivalë. Vitin tjetër Topi i Artë do të jetë i yni”, ka theksuar babai i yllit 18-vjeçar.
Yamal këtë vit ishte larg më i miri tek Barcelona, ku kontribuoi në sukseset e Barcës përgjatë triumfeve në La Liga, Kupë të Mbretit dhe Superkupë të Spanjës, por ishte e pamjaftueshme për ta mposhtur Dembelen në garë për ‘Topin e Artë’./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...