Agjenti i Patrick Schick, Pavel Paska, ka pranuar se klienti i tij mund të transferohet në “San Siro” nëse trajneri Ralf Ragncik bëhet trajner aty.
Ka shumë raportime që Ragnick do jetë trajner i “Rosonerëve” në edicionin e ardhshëm, derisa thuhet se një ndër lojtarët që do transferojë është Schick, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i lojtarit ka mohuar raportimet se janë në bisedime, mirëpo nëse Ragnick do jetë trajner atëherë mund të ndodh.

“Nuk kam ndonjë formacion”, tha ai për interesimin e AC Milan-it.
“Sidoqoftë, nëse Ralf Ragncick bëhet trajner aty… Rangnick e njeh mirë Patrick-un dhe ishte një ndër personat që vërtet e donte në Leizpig”, deklaroi ai.
Schick këtë sezon e kaloi huazim te Leipzig, me të cilët ka shënuar 10 gola në 22 paraqitje./arbresh.info
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...