Agjenti i Mohamed Salahs ka hedhur poshtë raportet që sensacioni i Liverpoolit i është ofruar kampionit të La Ligas – Barcelonës.
Salah, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi në shpatull para Kampionatit Botëror, ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Anfield duke fituar Këpucën e Artë të Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi egjiptian ka shënuar 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve duke ngjallur spekulime rreth transferimit te kampioni evropian – Real Madridi.
Barcelona është shfaqur gjithashtu si një destinacion i mundshëm pas raporteve nga gazeta spanjolle ‘AS’, e cila pretendoi që Salah i është ofruar gjigantit katalunas. Megjithatë, reprezentuesi i Salahs – Ramy Abbas ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të hedhur poshtë këto raporte mbrëmjen e kaluar.
“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka shkruar Abbas duke cituar storien nga ‘AS’ në postimin e tij. “AS, ju duhen burime më të mira”
Egjipti është optimist që Salah do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror në Rusi pasi lëndoi krahun e tij në disfatën 3 me 1 të Liverpoolit kundër Real Madridit në finalen e muajit të kaluar të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
https://twitter.com/RamyCol/status/1004417915989479424
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...