Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos ka hedhur poshtë spekulimet se klienti i tij do kaloi te Juventus.
Raportime të shumta thonë që “Zonja e Vjetër” ka interesim për Jorginho-n, ngase kërkohet nga trajneri, Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar në “Stamford Bridge”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, agjenti i lojtarit ka thënë se ende nuk është kontaktuar nga Juve ose ndonjë skuadër tjetër.

“Kam lexuar, por asnjëherë nuk jam kontaktuar. As Sarri e as Fabio Paratici nuk me kanë telefonuar për Jorginho-n. Nuk di asgjë për këtë situatë”.
“Ai është i lumtur në Londër, ku është duke treguar sa vlen dhe ka tri vite kontratë. Në fakt, në qershor është mundësia për të rinovuar edhe për katër vite”.
“Nuk dimë asgjë për strategjitë e Juventus-it, por kemi planet tona”, deklaroi Santos.
Jorginho gjatë këtij sezoni ka bërë 36 paraqitje duke shënuar gjashtë gola dhe ndihmuar skuadrën me dy asistime./arbresh.info.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim