Roma është duke shpresuar të transferojë sulmuesin e Real Sociedad, Adnan Januzaj këtë muaj.
Sipas Calciomercato, Januzaj ka pranuar kushtet e transferimit, andaj agjenti i tij sot (e mërkure) do mundohet të arrijë marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Lëndimi i sulmuesit të “Romakëve”, Nicolo Zanioli ka bërë që gjiganti italian të kërkojë sulmues dhe transferimi i kosovarit është më i lirë.

24-vjeçari ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat duke luajtur për 534 minuta.
Kosovari ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me katër asistime ndërsa sezonin e kaluar ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në 24 paraqitje./arbresh.info.
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...