Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, Marcelo Pettinati ka konfirmuar bisedimet me Arsenalin.
Jesus nuk ka qenë titullar i rregullt në dy sezonet e fundit nën urdhrat e Pep Guardiolas te Cityt.
Mundësitë e tij pritet të pakësohen edhe më shumë në sezonin e ri pasi transferimit të Erling Haaland nga Manchester City.
Kështu, ylli brazilian pritet të largohet në verë nga Etihad, por mund të mbetet edhe më tej në Ligën Premier.
Agjenti i Jesusit ka konfirmuar bisedimet me Arsenalin, teksa ka shtuar se ka edhe gjashtë klube tjera të interesuara për transferimin e tij.
“Ne patëm bisedime me Arsenalin për Gabriel Jesus, na pëlqen projekti – është një mundësi që po e diskutojmë”, ka thënë fillimisht Pettinati.
“Ka 6 klube të tjera të interesuara për Gabrielin – ai është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Man City, pastaj do të shohim”, përfundoi agjenti i sulmuesit.
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...