Agjenti i Elseid Hysajt ka pretenduar se Chelsea ka shtruar ofertë për mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit gjatë vitit të kaluar.
Duke folur për Tuttosport, Mario Giuffredi tha:
“Është në interes të të gjithëve që lojtari të largohet në janar për shkak se kontrata e tij skadon dhe Napoli, i cili rufozi 50 milionë euro një vit më parë nga Chelsea, rrezikon të humbas atë për asgjë”
“Në verë, ai mund të kishte shkuar te Chelsea. Sarrit do t’i pëlqente ai”
“Ai ka një klauzolë prej 50 milionë euro, ndoshta Napoli do të pranonte edhe 40-45 milionë euro”
“Negociatat nuk janë lënë anash kurrë sepse De Laurentiis për të liruar Sarrin kishte vendosur një klauzolë që e ndalon Chelsean për të marrë lojtarë të tjerë përveç Jorginhos”, përfundoi agjenti./arbresh.info/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in