Vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Gonzalo Higuain-it, Nicolas, ka konfirmuar se argjentinasi do largohet nga Juventus-i dhe nuk do vazhdoj në Itali.
Ish sulmuesi i Napoli-t, në Seria A ka arritur të fitojë tri herë Scuddeto dhe tri herë Kupën e Italisë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Bianconerëve”, Andrea Pirlo ka njoftuar se 32-vjeçari nuk ka të ardhme në Torino, kurse agjenti ka zbuluar ofertat e ndryshme.
“E vlerësojmë sinqeritetin e Pirlo-s. Ai i tha Gonzalo-s çfarë ka menduar. Nuk ndodh gjithmonë dhe ishte e rëndësishme”.

“Jemi duke biseduar për sulmuesin i cili ka shënuar 350 gola në vitet e kaluara. Jemi në futboll dhe këto gjëra mund të ndodhin”, deklaroi ai.
Vëllai i Higuain-it ka konfirmuar se lojtari asnjëherë nuk do transferohet në Boca Juniors sepse më herët ishte pjesë e River Plate.
“Ka interesim nga Franca, Anglia, Spanja, Kina dhe Amerika. Shumë oferta”.
“Dy gjëra janë të sigurta, Gonzalo nuk do luaj në Itali dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk do luaj për Boca Juniors. U rrit të River dhe nuk do shkoj të rivali”, përfundoi ai.
Thuhet se Higuain ka arritur marrëveshje me gjigantin amerikan, Inter Miami./arbresh.info.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...