Agjenti i Philippe Coutinho, Kai Joorabchian ka bërë të ditur se klienti i tij dëshiron rikthimin në Premierë Ligë, por gjithashtu është i hapur me rikthimin te Barcelona.
Coutinho u transferua te Barcelona për 142 milionë euro nga Liverpool-i para dy viteve, por dështoi të impresionojë dhe këtë sezon e kaloi huazim te Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani arriti të fitojë Bundesligën me Bayern-in dhe mbetet në garë për Ligën e Kampionëve.

Agjenti i 28-vjeçarit ka thënë se lojtari nuk do largohet para se të përfundojë Liga e Kampionëve dhe është hapur për rikthimin te Barcelona ose Premierë Ligë.
“Shkaku që Liga e Kampionëve përfundon me 23 gusht, do jetë shumë e vështirë për një lojtar si Coutinho të bëjë ndonjë lëvizje”.
“Për të do jetë e vështirë. Nuk është sekret që ai do rikthimin në Premierë Ligë nëse mundet. Është një ndër prioritetet, por gjithashtu është shumë i hapur për të qëndruar te Barcelona”.
“Ka interesim sepse është lojtar i mirë, andaj gjithmonë ka interesim”, deklaroi ai.
Joorabchian gjithashtu konfirmoi se Coutinho nuk vlen 80 – 100 milionë euro, por mund të shitet mes 10 – 40 milionë euro.
“Nuk do këtë shumë investime të natyrës 80 – 100 milionë euro. Do këtë mes 10 deri në 30 – 40 milionë euro”, përfundoi ai.
Thuhet se klubet si Chelsea, Arsenal, Manchester United, Tottenham dhe Liverpool kanë interesim për brazilianin./arbresh.info.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa