Agjenti i Leroy Sane, Damir Smojlan ka pranuar se klienti i tij është i kërkuar nga Bayern Munich.
Në verën e kaluar Sane ishte afër për të nënshkruar me “Bavarezët”, mirëpo lëndimi ndaj Liverpool shkaktoi që negociatat të ndalohen, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti gjerman vazhdon të jetë i interesuar dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i 24-vjeçarit.

“Se bashku me të do bisedojme me Manchester City-n për të parë cili është hapi i radhës”.
“Ka interesim nga Bayern Munich që nuk ështe sekrete. Por, edhe klubet e tjera të mëdha kanë kontaktuar për Leroy”.
“Bayern është klubi i vetëm në Gjermani që Leroy mund të imagjinojë si hapi i radhës në karrierë. Ai beson se atje synimi kryesor është fitimi i Ligës së Kampionëve”, deklaroi Smoljan.
Thuhet se PSG, Barcelona e Real Madrid kanë interesim për gjermanin./arbresh.info.
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar