Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në këtë muaj në Turqi.
Në fakt, ekipi i drejtuar nga Tovërlani do të zhvillojë një kamp stërvitor dhjetëditor në Antalya, nga data 17 deri më 26 mars 2025, ku do t’i luajë edhe këto dy miqësore të rëndësishme.
Ky kamp do të shërbejë si një mundësi e mirë për stafin teknik që të analizojë gjendjen e ekipit dhe të testojë strategji të reja për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.
Në ndeshjen e parë, Dardanët e rinj do të luajnë ndaj Turqisë U21, ndeshje e cila pritet të zhvillohet me 21 mars nga ora 20:30 me orën tonë lokale.
Ndeshja e dytë e planifikuar është ajo ndaj Moldavisë U21, e cila do të zhvillohet me 25 mars nga ora 16:00.
Pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga Tovërlani janë edhe shumë futbollistë nga futbolli i Kosovës si Eurolind Avdimetaj, Diar Vokrri, Arlind Maloku, Elvir Gashijani, Igball Jashari, Hekuran Berisha dhe Laurant Xhylani. /Telegrafi/

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër