Adnan Janzuaj e fajëson Jose Mourinhon për shkurtimin e karrierës së tij në Manchester United dhe beson se ai është i mirë mjaftueshëm për të qenë ende në Old Trafford.
Reprezentuesi i Belgjikës u shfaq në skenë si një 18 vjeçar nën udhëheqjen e David Moyes, por dështoi për të përmbushur pritshmëritë e hershme nën udhëheqjen e Louis van Gaalit dhe Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
Ai nuk ishte pjesë e planeve të Mourinhos vitin e kaluar dhe portugezi i lejoi atij t’i bashkohej Real Sociedadit pas një sezoni të shpenzuar si një i huazuar te Sunderlandi.
“Në të vërtetë nuk kam marrë asnjë shans sepse atë kohë ai [Mourinhoo] ndoshta kërkoi lojtarë me më shumë eksperiencë”, ka thënë Januzaj për ‘Sky Sports News’.
“Për mua, nuk ishte problem”, shtoi ai.
“Më është dashur të zhvendosem dhe tani jam i lumtur në Spanjë”
“Unë gjithmonë e kam ditur se kam cilësi për të luajtur për Manchester United. E di se çfarë janë në gjendje të bëjë”
“Ata nuk më dhanë ndonjë shans, por nuk është problem. Jam i lumtur në Spanjë dhe jam duke shijuar futbollin tim”
Januzaj ka bërë 35 paraqitje për United gjatë sezonit 2013-14 dhe është vlerësuar si një yll me të ardhme në Old Trafford.
Por, ai u largua dhe rindërtoi karrierën e tij në Spanjë si dhe mori pjesë te skuadra e Belgjikës për ndeshjet gjysmëfinale në Kampionatin Botëror në Rusi./arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...