Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar gjatë ditës së sotme me talentin Leon Avdullahu.
Përmes një postimi në rrjetin social, i pari i FFK-së, njoftoi se është takuar me Avdullahun në Basel, ku i ka uruar për titullin dhe kalimin tek Hoffenheimi, shkruan Arbresh.info.
“Një kafe në Bazel me yllin e futbollit, Leon Avdullahu. E urova për titullin e fituar me FC Basel dhe transferimin në TSG Hoffenheim”, ka shkruar Agim Ademi në llogarinë e tij në Facebook.
Detaje të tjera nuk ka ndarë, por a mund të jetë kjo një “shkëndijë”, që Avdullahi në të ardhmen ta përfaqësojë Kosovën.
Aktualisht ai luan për grupmoshat U21 të Zvicrës./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...