Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pati një takim pune me presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw, sot në Tiranë, gjatë pritjes së organizuar nga FSHF.
Ky takim kishte për qëllim kryesor bashkëpunimin e FSHF-së dhe FFK-së me Federatën Holandeze në projekte zhvillimore dhe shkëmbimin e përvojave në futboll, përcjell Arbresh.info
Në kuadër të punës për zhvillimin e sportit dhe shkëmbimin e përvojave, në këtë takim u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në disa projekte të rëndësishme. Ky bashkëpunim synon të sjellë përfitime të shumta për futbollin në Kosovë, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe futbolli i vajzave.
Një nga aspektet kryesore të diskutimit ishte organizimi i ndeshjeve miqësore mes të rinjve të të dy vendeve, duke krijuar mundësi për talentet e reja që të fitojnë përvojë ndërkombëtare dhe të zhvillohen profesionalisht.
Po ashtu, një pikë kyçe e marrëveshjes së bashkëpunimit është dërgimi i trajnerëve nga Kosova në klubet holandeze për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar nga modelet më të avancuara të futbollit.
Gjithashtu, u dakordua edhe për shkëmbimin e gjyqtarëve në kampionatet elitare, meqë Kosova aktualisht ka 16 gjyqtarë me stemën e FIFA-s.
Gatishmëria e presidentit të Federatës Holandeze të Futbollit për bashkëpunim është një vlerë e shtuar në rrugën drejt zhvillimit dhe avancimit të futbollit në Kosovë./Arbresh.info
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave