Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vlerësuar ngjitjen e Kombëtares A në Ligën B të Nations League si rezultat të punës ekipore, duke theksuar kontributin e madh të selektorit Franco Foda dhe të futbollistëve.
Kosova së fundmi ka mposhtur Islandën në të dy ndeshjet e “play off”, ndërsa Ademi ka dhënë një intervistë për RTK, ku ka folur për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe synimet e ardhshme.
“Ngritja në Ligën B është meritë e të gjithëve, me theks të veçantë e selektorit Foda dhe futbollistëve. Foda e ka besimin e plotë. Ai ka rikthyer besimin dhe entuziazmin në kombëtare dhe puna e tij është e dukshme”, ka thënë Ademi, duke shtuar se në miqësoren e ardhshme kundër Armenisë mund të ketë edhe prurje të reja në ekip.
Ademi është ndalur edhe te fushata e kualifikimeve për Botërorin 2026. “Synimi ynë do të jetë kualifikimi në Botëror, pavarësisht se grupi është sfidues. Kampionati Botëror do të mbahet mes tjerash në SHBA, një vend që ka mbështetur gjithmonë Kosovën, dhe shpresojmë që do të jemi pjesë e këtij turneu të madh”, ka thënë ai.
Duke u ndalur te puna e FFK-së, Ademi ka thënë se shtëpia kryesore e futbollit evropian është ndarë mjaft e kënaqur me organizimin e Komitetit “HatTrick”, ku si vlerësim janë ndarë edhe dy plaketa.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...