Përzgjedhësi i Kombëtares “A”, Franco Foda, bashkë me presidentin Agim Ademi, kanë takuar sot trajnerët e grupmoshave të ekipeve Kombëtare, duke filluar nga ekipi U-15 deri tek ekipi U-21.
Në këtë takim, përzgjedhësi Foda dhe presidenti Ademi kanë folur para trajnerëve për vizionin e Federatës së Futbollit të Kosovës për zhvillimin e ekipeve kombëtare si dhe rolin e Federatës në këtë rrugëtim.
Më pas përzgjedhësi Foda ka njoftuar trajnerët me mënyrën e tij të punës me ekipin “A”, duke dhënë detaje të formës së punës që mund të implementohen edhe nga ekipet e grupmoshave.
Në të njëjtën kohë, Foda ka kërkuar nga trajnerët e grupmoshave që të bëhet identifikimi sa më i hershëm i futbollistëve me potencial të lartë dhe të punohet sa më shumë me ta, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për të qenë pjesë e Kombëtares “A”.
Ndërsa presidenti Ademi ka premtuar përkrahjen maksimale nga ana e Federatës që shtabet teknike të të gjitha grupmoshave, të kenë mundësi për të implementuar idetë e tyre për zhvillimin e ekipeve kombëtare. /Arbresh.info
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...