AC Milani thuhet se ka kërkuar nga Real Madridi transferimin e mundshëm të sulmuesit francez Karim Benzemas, i cili është gjithashtu shënjestër e klubeve nga Super Liga e Kinës.
30-vjeçari vazhdon të jetë pjesë e rregullt e formacionit startues në Bernabeu pavarësisht rënies së formës në sezonet e fundit, ndonëse ai mund të bëjë ende një detyrë mjaftë të mirë për një numër të madh klubesh evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Milani duket të jetë njëri prej tyre për shkak se ata thuhet të kenë bërë atë që përshkruar si një ofertë në “minutën e fundit” për të që të mbajnë atë larg nga Kina, të paktën kështu pretendon ‘Don Balon’.
Benzema mund të jetë një lojtar i duhur për të përforcuar performancat e Milanit në Serie derisa klubi vazhdon të jetë ende larg parashikimeve.
Gazeta e lartpërmendur deklaron se Real Madridi dëshiron një tarifë prej 80 milionë euro për Benzeman që megjithatë duket pak e madhe për tu paguar për një lojtar në atë fazë të karrierës.
Do të jetë mjaftë interesante për të parë se si do të zhvillohen gjërat, megjithëse tarifa e tij, ashtu siç thekson ‘Don Balon’, mund të jetë një pengesë e madhe./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...