Agjenti i Lucas Paquetas thotë se AC Milani është klubi ideal për talentin e ri.
Ish ylli i ri i Flamengos ka shkëlqyer në skuadrën italiane qysh pas arritjes së tij në muajin janar, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur, kemi pasur shumë mundësi për të në Evropë por ne zgjodhëm Milanin sepse ata ishin të bindur nga aftësitë e tij teknike dhe të përshtatshme me futbollin italian”, ka thënë Eduardo Uram për Calciomercato.
“Taktikat në Serie A do t’i lejojnë atij të bëhet edhe më shumë kompetitiv. Ai është duke u adaptuar shpejtë në stilin e Gattusos”
“Nga takimi jonë me Leonardon dhe Maldinin, ne ishim edhe më shumë të bindur. Ata më kanë dhënë përshtypje të shkëlqyera rreth përfshirjes së tij në projektin e Milanit”, përfundon Uram./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s