AC Milani shënoi gjashtë gola në një ndeshje evropiane për herë të parë në 24 vitet e fundit në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Evropa Ligë kundër Shkëndijës.
“Rossonerët” fituan me rezultat të thellë 6 me 0 ndaj skuadrës shqiptare në Maqedoni në takimin e zhvilluar në San Siro duke garantuar një vend në shortin e fazave grupore më 25 gusht, transmeton portali arbresh.info.
Andre Silva dhe Riccardo Montolivo shënuan të dy nga dy herë, ndërsa Fabio Borini dhe Luca Antonelli ishin autorët e tjerë të golave për skuadrën e Vincenzo Montellas.
Ky rezultat shënon herën e parë që Milani ka shënuar të paktën gjashtë gola në një ndeshje kontinentale që nga tetori i vitit 1993, kur ata mposhtën me të njëjtin rezultat Kopenhagen në Danimarkë./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...