Amir Abrashi do të jetë titullar këtë fundjavë me skuadrën e tij Freiburg.
Mesfushori shqiptar duket i gatshëm 100% për lojë dhe trajneri i tij ka preferuar ta inkuadrojë në fushë nga minuta e parë.
Freiburg do ta zhvilloj një ndeshje tejet të rëndësishme të dielën, pasi do të jetë nikoqire e Schalke 04.
Në rast fitore, atëherë skuadra kuq e zi do të rikthehej në pozitën e gjashtë në tabelë, pozitë që do t’i dërgonte në Ligën e Evropës.
Gjakovari ka pasur një stinor të mirë me Freiburgun edhe pse disa herë ka pësuar lëndime të lehta.
Njëherit kjo ndeshje pritet të jetë derbi shqiptarësh në Bundesliga, pasi tek Schalke 04 aktivizohet Donis Avdijaj.
Këtë edicion në Bundesliga, Abrashi ka zhvilluar 18 ndeshje, duke shënuar edhe një gol mjaft të bukur.
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...