Aro Murici ishte fajtori i disfatës së parë të Nottingham Forest në Championship për edicionin 2019/20.
Skuadra e re e portierit kosovar u mposhtë në vikend me rezultat të ngushtë 2 me 1 nga West Bromi, por të dy golat erdhën si pasojë e dy gabimeve trashanike nga gardiani jonë, shkruan portali arbresh.info.
Ai lejoi goditjen e Kyle Edwards nga afërsia që të depërtonte pavarësisht se ishte mirë i vendosur në pozitë ndërkohë që pranoi minuta më vonë një gol tronditës nga largësia duke u paraboluar kështu me një goditje të çuditshme nga Matt Philipps.
Sabri Lamouchi, kryetrajneri i ri i Forest që erdhi si zëvendësues i Martin O’Neil në muajin qershor, tha se shpreson që Muriqi të “mos bëjë dy gabime brenda një ndeshje sërish”, shkruan portali arbresh.info.
“Ishte një fillim shumë i vështirë dhe një ndeshje shumë e vështirë për të, por unë i besoj atij”, ka deklaruar Lamouchi kur është pyetur në lidhje me kosovarin në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Ai ka shumë kualitet, do na ndihmojë shumë këtë sezon dhe do të luaj një lojë fantastike në ndeshjen tjetër ose në të ardhmen”
“Kur ju keni lojtar të rinj fantastik, ata kanë shumë kualitet dhe nganjëherë edhe bëjnë gabime”, shton trajneri.
Aro Muriqi është transferuar gjatë këtij afati kalimtar te Nottinghami në formë huazimi për një sezon nga kampioni i Premierë Ligës – Manchester City./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit