Skënderbeu u mund në ndeshjen e parë të turit të tretë të Europa League, por shanset për t’i kaluar çekët e Mlada Boleslava janë të mira, pasi humbja 2-1 në transfertë është deri diku e pranueshme.
Një fitore minimale 1-0 do mjaftonte, ndërkohë që në Korçë po përgatiten për të kaluar turin e tretë dhe për të barazuar rekordin e Kukësit.
Dëshira e madhe është që të shkojnë sërish në grupet e Europa League, ose të paktën në “play-off’ të peshkojnë Milanin, shkruan Sportal.al.
Kalimi i turit të tretë vlen shumë për klubin, që do të përfitonte edhe 245 mijë euro të tjerë, ndërkohë që edhe për lojtarët është vendosur një premio e majme.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...