Në Formula 1 janë tre pilotë që qëndrojnë shumë lart të tjerëve jo përsa i përket nivelit, por për të ardhurat që derdhin në llogarinë e tyre në fund të çdo viti.
McLaren ka qenë në rënie konstante gjatë 2 sezoneve të fundit, por Fernando Alonso pavarësisht gjithckaje vazhdon të mbetet piloti më i paguar në këtë sport. Janë publikuar pagat që do të përfitojnë pilotët në vitin 2017 dhe në vendin e parë qëndron 2-herë kampioni i Botës spanjolli Alonso, i cili nuk ka rivalë pasi përfshirë edhe bonuset arkëton plot 37,7 milionë euro në një sezon. Menjëherë pas tij pozicionohet Leëis Hamilton.
3 herë kampioni i Botës në Formula 1 nga kontrata aktuale me Mercedes-in përfiton 29,2 milionë Euro në një vit pa përfshirë bonuset në rast të arritjes së objektivave. Vetëm 900 mijë Euro më pak se Hamilton arkëton gjermani Sebastian Vettel te Ferrari duke u pozicionuar i 3-ti në këtë klasifikim special.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...