Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique thuhet se nuk është i interesuar për t’u bërë pasues i Xavi Hernandezit te Barcelona.
Barcelona është në kërkim të një pasuesi të Xavit dhe emri i Enriques ka qenë njëri nga më të përfolurit për një rikthim në Camp Nou.
Megjithatë, sipas Diaro Sport, Enrique nuk ka ndërmend të kthehet në Barcelonë për të zëvendësuar Xavin.
Trajneri spanjoll ka një marrëdhënie solide me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe synon të vazhdojë punën e tij në Paris sezonin e ardhshëm.
Enrique ka një kontratë me PSG-në deri në verën e ardhshme dhe nëse ai do të dëshironte një rikthim, Barcelona do t’i duhej t’i paguante klubit francez një tarifë largimi dhe Laporta do të dëshironte ta shmangte atë.
Ndryshe, Enrique dha dorëheqjen nga roli i tij si trajner i Barçës në vitin 2017 duke përmendur të njëjtat justifikime si Xavi.
Një vit më vonë ai u bë trajneri kryesor i Spanjës deri në shkarkimin e tij në vitin 2022.
Barça thuhet se po shikon trajnerë të tjerë si Roberto De Zerbi, Hansi Flick dhe së fundmi, Mikel Arteta. /Telegrafi/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn