Chelsea është afër marrëveshjes për të nënshkruar në formë huazimi me sulmuesin Gonzalo Higuain, por a do të jetë në dispozicion argjentinasi në ndeshjen e madhe në vikend?
Juventusi pritet të konfirmojë sot (e enjte) se është arritur marrëveshje me gjigantin anglez në lidhje me kalimin e lojtarit në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
Higuani më pas pritet të niset për në Londër për të finalizuar testet mjekësore sa më shpejtë që është e mundur. Por, a do të jetë sulmuesi në dispozicion për të përzgjedhur në linjën startuese për ndeshjen derbi në vikend?
Kjo varet nëse Chelsea finalizon marrëveshjen para mesditës të së premtes.
“Blutë” udhëtojnë për në Emirates në ndeshjen kundër Arsenalit, takim vendimtar për fatin e dy skuadrave në luftën për top katërshe./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...