Sot bëhen nëntë vjet nga një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e sportit kosovar. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, Majlinda Kelmendi shkroi historinë duke e fituar medaljen e artë në xhudo, suksesi i parë olimpik për Kosovën në pjesëmarrjen e saj të parë si shtet.
Ky triumf mbetet simbol i krenarisë dhe fuqisë së sportit kosovar, duke i hapur rrugë një epoke të re për xhudon dhe sportin në përgjithësi.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, e ka kujtuar këtë ditë me shumë emocion përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënvizuar rolin historik të Majlindës dhe ndikimin që pati tek brezi i ardhshëm i kampionëve.
“Sot janë bërë 9 vjet që Kosova ia doli! Qysh në Olimpiadën e parë. Majlinda kampione olimpike. Titulli më i lartë sportiv, na shihnin si grup entuziastësh, por e nisi Majlinda e vazhduan Disi e Nora!”, ka shkruar Kuka.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron