Sulmuesi i Kosovës, Arb Manaj është përzgjedhur në formacionin e javës së 22-të në Superligën kroate. Edhe pse skuadra e tj, Slaven Belupo u mposht me rezultatin 0-1 ndaj Sibenik, 24-vjeçari ishte autor i një paraqitje dinjitoze teksa u vlerësua me notën 7.8.
Në këtë sfidë, Manaj mori edhe një karton të verdhë në minutën e 36-të të pjesës së parë, megjithatë kjo nuk ndikoi në vlerësimin përfundimtar.
Në këtë sezon, sulmuesi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat teksa është aktivizuar në 10 ndeshje ndërsa duhet theksuar se së fundmi ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë minuta./ss

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...