Edon Zhegrova ka qenë futbollisti më i përfolur muajin e fundit në mbarë opinion sportiv në Kosovë.
Gjithçka nisi me përjashtimin e tij nga grumbullimi i shtatorit me kombëtaren e Kosovës nga FFK-ja, shkruan Arbresh.info.
Ai së bashku me Florent Muslijajn dhe Aro Muriçin u përjashtuan pasi thyen rregullat e përcaktuara nga FFK-ja.
Pas një muaji të tre janë ftuar sërish nga kombëtarja për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Lituanisë dhe Qipros pasi kanë kërkuar falje, madje atë edhe publike.
Letra e kërkimfaljes u publikua edhe nga FFK-ja së bashku me listën e lojtarëve për këto dy ndeshje.
Në një intervistë për emisionin “Sport Show”, në Klan Kosova, ylli i Lille, Edon Zhegrova ka ‘thyer akullin’ dhe ka folur lidhur me këtë situatë.
“Ne kemi bisedu me trajnerin kemi diskutu dhe është gjithçka në rregull”, ka thënë Edon Zhegrova.
Futbollisti kosovar është duke shkëlqyer me Lillen ku së fundmi u shpall lojtari i ndeshjes në Champions League ndaj Real Madridit.
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...