Akademia Olimpike e Komitetit Olimpik të Kosovës, është bërë anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA).
KOK kishte aplikuar për anëtarësim muajin e kaluar, ndërsa konfirmimi zyrtar ka ardhur sot, me përfshirjen e Kosovës në mesin e të gjitha Akademive tjera Olimpike Kombëtare.
Është ky një hap tjetër drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Akademisë Olimpike, e cila u themelua nga KOK-u vetëm muaj më parë.
Qëllimi i Akademisë Olimpike të Kosovës është të promovojë vlerat olimpike dhe shpirtin olimpik në Kosovë, me fokus të veçantë edukimin e stafit profesional në fushën e sportit.
Me këtë rast, javën e kaluar, u organizua kursi teknik për trajnerët dhe gjyqtarët e mundjes, ndërsa që nga kjo javë do të nis edicioni i tretë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC)./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron