PSG nuk është dorëzuar akoma në lidhje me rinovimin me Kylian Mbappe. Sulmuesi francez do të dalë lojtar i lirë në verë, ndërkohë që e ardhmja e tij është e lidhur me Realin e Madridit.
Dhe Liverpooli mbetet në garë për të siguruar shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë në planet. Ndërkohë që kampionët e Francës nuk i kanë humbur shpresat.
Edhe pse do të jetë shumë e vështirë që 25-vjeçari të vijojë të luajë në Ligue 1. Shtypi francez shkruan se drejtuesit e PSG-së kanë gati një ofertë 4-vjeçare për goleadorin.
Nga e cila Mbappe do të përfitonte 400 mln euro në total. Presidenti Al-Khelaifi po insiston të bindë “yllin” e skuadrës që të rinovojë dhe të mos largohet nga kryeqyteti francez./SS
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...